Gazetari kosovar, Mirlind Behluli, ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, në të cilat Kurti ndër të tjera ka thënë se Plani i Ahtisarit nuk lejon Asociacion nje etnik.
Për këtë ai reagoi në një postim në Facebook, duke e hedhur poshtë në radhë të parë vetë Planin e Ahtisarit, duke thënë se pas hartimit të Kushtetutës së Kosovës, ky Plan nuk ekziston, përcjell Fol Drejt.
“Albin Kurti vazhdimisht po thote qe “Plani i Ahtisarit nuk lejon Asociacion nje etnik”. Kushdo qe ia ka keshillu kete argumentim, e ka keshillu gabim. Plani i Ahtisarit NUK EKZISTON dhe s’ka asnje vlere juridike ne Kosove. Pas hartimit te Kushtetutes sone, Plani ka pushu se ekzistuari. S’mundesh me argumentu me gjera qe nuk ekzsitojne. Ndoshta vec ne universin e keshilltareve te tij mundesh”, u shpreh Behluli./FolDrejt/