Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar sërish nga Serbia të që të jap të dhëna dhe informacionet për të zhdukurit me dhunë në Kosovë, gjatë luftës së fundit.
“Prandaj edhe sot bëj thirrje që se bashku me komunitetin ndërkombëtar të rrisim angazhimin në mënyrë që Serbia përfundimisht të përgjigjet për krimet e kryera por edhe të tregoj vendndodhjen e e më të dashurve tanë, qytetarëve tanë për të cilët akoma nuk e dimë se ku janë”.
“Siç e dini në dialogun me Serbinë është prioritizuar çështja e të zhdukurve dhe institucionet e Kosovës janë duke e bërë të pamundurën në mënyrë që nëpërmjet këtij procesi ti jep përfundimisht Serbia t’i jap të gjitha të dhënat që do të na qonin tek zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë nga lufta e fundit në Kosovë”,ka thënë Osmani sot para mediave, pasi bëri homazhe tek obelisku për personat e zhdukur.
Ajo ka deklaruar se shpreson që në bashkëpunim me palën ndërkombëtare do të arrihet marrëveshje për të zhdukurit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Besoj se jemi në rrugën e duhur sepse Republika e Kosovës, jo vetëm që ka treguar konstruktivitet, por edhe ka dhënë propozime konkrete që kontribuojnë në këtë drejtim, por kontribuojnë për paqe dhe stabilitet afatgjatë. Me ShBA-në dhe BE-në kemi bashkëpunuar në këtë drejtim, shpresojmë me trysninë ndërkombëtare të arrihet kjo marrëveshje që do ta shtrinte rrugën drejt zbardhjes së të zhdukurve me dhunë”,ka thënë Osmani, njofton KlanKosova.tv.