Rreziku nuk ka kaluar, thotë kryetari i Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha.
Berisha tha në Frontal në T7 se gatishmëria e forcave policore të Kosovës tash është “shumë e lartë”.
“Nuk ka përfundu (rreziku)”, tha Berisha. “Gatishmëria është shumë e lartë. Bile tash më shumë se atëherë”.
Në aksionin e Policisë për t’iu përgjigjur sulmit të grupit terrorist, Berisha tha se duhet falënderuar më së shumti “brumin e UÇK-së”.
“Duhet ta falënderojmë brumin e UÇK-së, ushtarin që tash është në uniformën e Policisë së Kosovës”, tha ai.