Bekë Berisha, kryetari i Komisionit parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes tha se grupi terrorist i serbëve që e sulmoi Policinë e Kosovës u mblodh në Kopaonik dhe hyri në veri nga pika kufitare “Izvor”.
“Këta janë bashku në Kopaonik, kanë kalu me shumë vetura në pikëkalimin Izvor”, tha Berisha në Frontal në T7.
“Në Banjskë janë pozicionu dhe kur ka ndodh sulmi kanë qenë në fazën e pozicionimit”, shtoi ai.
Operacioni i grupit terrorist “është ndërprerë”, tha ai, duke shtuar se pasi ata kishin hapur zjarr, “tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës ua kanë kthyer fuqishëm”, e më pas u angazhuan njësitë më elitare.
Deputeti tha se ata “e kanë pasur një plan në tri faza”.
Ai tha se ka disa gjëra të cilat s’mund t’i thotë publikisht tash për tash.