Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka quajtur Kurtin “kryemashtrues”, the ka shtuar se ka frikësu deputetët e tij në rastin e votimit për Trustin, por që kjo nuk do të ndodhë me deputetët e PDK-së.
Ai ka shtuar se nuk i nështrohemi, as nuk shantazhohemi, as nuk i frikësohemi kryeministrit Kurti.
“Ne nuk i nështrohemi, as nuk shantazhohemi, as nuk i frikësohemi kryemashtruesit Kurti. Ai mundet me i kërcenu, shantazhu dhe frikësu deputetët e tij sikur në rastin e votimit për Trustin, por kjo mendësi nuk kalon tek deputetët e PDK-së”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.