Bekim Jashari ka bërë homazhe tek kompleksi i varrezave të martirëve në Rezallë.
Për këtë ai shkroi edhe në Facebook, duke u shprehur ndër të tjera se Rezalla është shembull i sakrficës, transmeton Fol Drejt.
“Në 23 vjetorin e Masakrës së Rezallës, bashkë me asambleistë, bashkëpunëtorë, veteran e invalid të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e martirëve, bëmë homazhe e vendosem lule në Kompleksin Memorial në Rezallë.
Masakra e Rezallës, bashkë me masakrat tjera që agresori serb bëri mbi civilët shqiptar i dhanë drejtim të ri luftës sonë çlirimtare, duke bindur shtetet e botës demokratike që Serbia po kryente gjenocid në Kosovë dhe se lufta e UÇK-së ishte luftë në mbrojtje të popullit dhe vendit tonë.
Ajo është shembull i sakrificës dhe dëshmi se pa sakrificë e gjak nuk ka LIRI. Ajo po ashtu është dëshmi e krimeve dhe gjenocidit që kriminelet serb bënë në Kosovë, duke mos kursyer askënd që fliste shqip e që mbronte pragun e shtëpisë.
Respektin e nderimin ndaj të rënëve e dëshmojmë me angazhim maksimal për shtetin tonë, për mirëqenien e qytetarëve e gjeneratave që vijnë.
Lavdi të përjetshme dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”, është shprehur Jashari./FolDrejt/