Belgjika ka vendosur t’i japë Ukrainës ndihmë ushtarake në shumën prej 12 milionë eurosh.
Paketa e re do të përfshijë mitralozë të rëndë dhe municione, si dhe uniforma dimërore, sipas ministrit të Mbrojtjes të vendit, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Duhet theksuar se shkurtin e kaluar, kryeministri belg Alexander de Croix njoftoi transferimin e dy mitralozëve dhe rreth 4 tonë naftë për forcat e armatosura të Ukrainës, ndërsa pasuan dërgesa të tjera armësh.
Përveç kësaj, siç raportojnë mediat belge, në plan është edhe furnizimi me pajisje mjekësore, por llogaritet se kjo do të bëhet nga janari i vitit 2023./FolDrejt/