Qeveria belge njoftoi të hënën se do të shkatërrojë gati 6 milionë doza të vaksinave COVID-19 pasi ato janë të vjetruara, raportojnë mediat lokale, përcjell Fol Drejt.
“Disa studime tregojnë se vaksinat e përshtatura me nënvariantet BA.4/5 janë dukshëm më efektive se vaksinat origjinale” kundër COVID-19, tha ministri belg i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke në komitetin e shëndetësisë të parlamentit federal, sipas të përditshmes Het Laatste Nieuws. .
Vandenbroucke tha se Belgjika “nuk mund të përdorë më tepricën e vaksinave origjinale” dhe 2.6 milionë doza Moderna dhe 3.3 milionë doza të Pfizer “do të shkatërrohen sa më shpejt të jetë e mundur”.
Vendimi, tha ai, “ka të bëjë vetëm me zhvillimin e llojeve të reja të vaksinave”.
Ministri i Shëndetësisë tha gjithashtu se Belgjika “nuk do të ruajë në ngrirës ato vaksina që nuk mund të përdoren as në vend dhe as të dhurohen jashtë vendit”. /FolDrejt/