Ndërsa jemi në fund të vitit 2021 dhe vendi vazhdon të jetë nën “pushtimin” e pandemisë, kryeministri belg ka njoftuar se ” Omicron nuk do të jetë vala e fundit” dhe “duhet të mësojmë të jetojmë me virusin”.
Në një intervistë për “De Zondag” ai tha: “Qëllimi është i qartë: të gjithë duhet të vaksinohen. “Nëse vaksinimi i detyrueshëm është i nevojshëm, ne do ta mendojmë si mundësi, përfundoi kryeministri.
Rikujtojmë se Belgjika ka regjistruar 2,038,111 raste dhe 28,149 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al