Autoritetet belge akuzuan sot shtatë persona për “sulme të mundshme terroriste”, një ditë pasi prokurorët belgë njoftuan se tetë persona ishin arrestuar nën dyshimin se kishin planifikuar sulme terroriste në atë vend.
Prokurorët në një deklaratë deklaruan se katër persona, tre prej të cilëve janë belgë dhe një turk, akuzohen për pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist, përgatitje të një akti terrorist, tentativë vrasjeje dhe për qëllim të përhapjes së një mesazhi për të nxitur kryerjen e një akt terrorist, si dhe se ato janë të lidhura me një sulm të mundshëm në Antwerp, raporton Reuters.
Dy belgë dhe një bullgar akuzohen për një sulm të mundshëm në Bruksel, ndërsa një person akuzohet për pjesëmarrje në aktivitete të një grupi terrorist, përgatitje të një akti terrorist dhe përhapje mesazhi me qëllim nxitjeje për kryerjen e një akti terrorist./FolDrejt/