Si pjesë e mbështetjes ushtarake, Belgjika planifikon të dërgojë armë kundërajrore dhe anti-tank në Ukrainë.
Ministrja e Mbrojtjes e Belgjikës, Ludivine Dedonder njoftoi sot vendimin e ndihmës për Ukrainën para Takimit të Grupit të Kontaktit të Ukrainës, ku do të diskutohet rreth mbështetjes ushtarake për Ukrainën me pjesëmarrjen e ministrave të Mbrojtjes nga më shumë se 30 vende në bazën amerikane në Ramstein në Gjermani, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke kujtuar se mbështetja e tyre ushtarake dhe civile për Ukrainën vazhdon në fjalimin e saj në Asamblenë Federale, Dedonder tha se do ta rrisin këtë mbështetje.
Ajo theksoi se vlera e armëve kundërajrore dhe anti-tank që do të dërgohen në Ukrainë në këtë kontekst është afërsisht 90 milionë euro.
Ndihma ushtarake e paralajmëruar nga ministrja belge e Mbrojtjes pritet të diskutohet dhe miratohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që do të mbahet sot./FolDrejt/