Belgjika ka ngrirë mbi 50.5 miliardë euro të aseteve financiare ruse.
Sipas një hetimi të përbashkët të gazetave belge ‘L’Echo’ dhe ‘De Tijd’, Belgjika ka ngrirë asetet financiare të 1.229 personave dhe 110 subjekteve, masë e ndërmarrë pas sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) për shkak të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Totali i aseteve të ngrira aktualisht arrin në 50.5 miliardë euro, shifër e rritur nga 3.5 miliardë euro të raportuara në muajin prill.
Autoritetet belge gjithashtu kanë bllokuar transaksione financiare me vlerë 217.1 miliardë euro.
BE-ja ka vendosur shtatë grupe sanksionesh kundër Rusisë që kur Moska filloi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt.
Paketat vendosin një ndalim udhëtimi dhe ngrirje të aseteve për personat përgjegjës për luftën, ndër të tjera duke synuar presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm, Sergey Lavrov.
Masat po ashtu përfshijnë sanksione ekonomike, të tilla si ndalimi i importit të arit, naftës dhe qymyrit, eksporti i mallrave luksoze, si dhe përjashtimi i bankave ruse dhe bjelloruse nga përdorimi i sistemit të pagesave ndërkombëtar SWIFT./FolDrejt/