Qeveria federale dhe administratat rajonale në Belgjikë ranë dakord që ndalimi për produktet e duhanit të zgjerohet në mënyrë që të përfshijë edhe disa ambiente të hapura publike.
Sipas kësaj, që nga fillimi i vitit 2025 do të ndalohet pirja e duhanit dhe produkteve të ngjashme në ambiente të hapura publike si parqe argëtimi, kopshte zoologjike dhe ambiente të lojërave për fëmijë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Do të mbyllen edhe ambientet e veçanta të mbyllura që janë ndarë për duhanpirësit në ambiente të mbyllura si restorante dhe kafene.
Gjithashtu do të vendosen kufizime edhe për shitjen e produkteve të duhanit. Në kuadër të kësaj do t’i jepet fund plotësisht shitjes së cigareve në makineritë automatike si dhe nuk do të bëhet shitja e cigareve në kane, restorante, bare dhe në organizime të tilla si festivale.
Krahas kësaj, që nga viti 2028 do t’i jepet fund shitjes së produkteve të duhanit në dyqanet më të mëdha se 400 metër katrorë ku shiten ushqime./FolDrejt/