Aeroporti Zaventem, i cili shërbeu rreth dy milionë pasagjerë në shtator, njoftoi se pret ndërprerje serioze të punës për shkak të grevës, si dhe se një numër i madh fluturimesh janë anuluar ose vonuar për të shmangur pritjet dhe vonesat e gjata.
Aeroporti më i madh në Belgjikë, Brukseli Zaventem, nuk do të realizojë gjysmën e fluturimeve të planifikuara për nesër për shkak të grevës dhe protestës së sindikatave, për këtë arsye do të pezullohen të gjitha fluturimet nga baza e Ryanair në qytetin Charleroi, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Sindikatat po organizojnë marshime proteste drejt Brukselit për shkak të uljes së fuqisë blerëse të qytetarëve./FolDrejt/