Partia Demokratike ka dënuar sulmin ndaj kreut demokrat, Sali Berisha, i cili u godit me grusht nga një i riu.
Belind Këlliçi në fjalën e tij para protestuesve i dërgoi një mesazh Ramës, duke uruar që mos qëndronte ai pas këtij incidenti të rëndë.
Deputeti demokrat, i cili fitoi edhe primarët për Tiranën dha se kësaj çështje do i shkojnë deri në fund.
“Dua nis me një fjalë të drejtpërdrejtë për Edi Ramën. Uroj që parapa incidentit të sotëm të mos jesh ti. Më 12 nëntor je shpallur armik. Uroj që mos jesh as ti as ndonjë nga levat e tu apo bastardet që ke. Për këtë që ka ndodhur sot do ti shkojmë deri në fund, por nuk është ky momenti”, tha Belind Këlliçi, shkruan panorama.al, përcjell Fol Drejt.