Jude Bellingham do të kthehet në lojtarin më të kërkuar verën e ardhshme, pasi tani Borussia Dortmund nuk ka ndërmend ta shesë mesfushorin.
Cadena Ser raporton se edhe Real Madrid është futur në garë për shërbimet e mesfushorit anglez, madje ka gati edhe një ofertë me shifrën e 90 milionë eurove.
Gjithsesi konkurrenca është e madhe, pasi klube si Manchester City dhe Liverpool janë gati të ofrojnë 100 milionë euro e lart. /abcnews.al/