Arlind Qori e ka cilësuar fushatën e tij si më të pasurën në ide, shkruan Fol Drejt.
Kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, rezultoi i treti më i votuar në garën për bashkinë e Tiranës. Ai mori 13,844 vota, duke lënë pas edhe kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko.
Në një konferencë për shtyp ai i ka falënderuar të gjithë ata të cilët, siç e tha ai “i kanë besuar.”
Qori ka premtuar se ai këtë “akt qytetarie” nuk do ta tradhtoi kurrë.
Ai ka dalur i treti më i votuari në zgjedhjet e së dieles.
“Rreth 14.000 votuesve që na besuan dhe shumë e shumë të tjerëve që sot e kanë mendjen e zemrën te Lëvizja BASHKË, në emër të të gjithë aktivistëve dua t’u rithem, sot me fjalë e nesër me vepra, se NE NUK DO T’JU TRADHTOJMË” – ka shkruar Qori.
Ky është adresimi i tij në konferencë: