Një gjumë i mirë është një faktor që ndikon jashtëzakonisht shumë në shëndetin tuaj në përgjithësi.
Përktheu: Zamira Mehmetaj – Fol Drejt
Marë nga: HealthLine
Varësisht nga personi në person, një i rritur zakonisht duhet të flejë shtatë deri në nëntë orë gjatë natës.
Në bazë të një studimi të realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 35% e njerëzve të moshës së rritur nuk flenë mjaftueshëm.
Më poshtë Fol Drejt ju sjell nëntë arsye pse duhet të flini më shumë:
- Ruajtja ose humbja e peshës
- Rritet koncentrimi dhe produktiviteti
- Rritet aktiviteti fizik
- Zemra juaj është më e fortë
- Ndikon në balancimin e sheqerit dhe ju ruan nga rreziku i tipit 2 të diabetit
- Më shumë gjumë nënkupton një hap më shumë larg depresionit
- Sistemi imunitar është më i fortë dhe i shëndetshëm
- Gjasat për t’u sëmurë janë më të vogla
- Ndikon në emocionet tuaja në mënyrë pozitive
Pagjumësia është një faktor shumë me rëndësi për shëndetin tuaj dhe mund ta rrezikojë jetën tuaj gjithashtu.
Një studim i bërë në vitin 2018 ka gjetur se njerëzit që flenë 6, 5, 4 ose më pak se 4 orë kanë 1.3, 1.9, 2.9 dhe 15.1 herë më shumë gjasë të shkaktojnë një aksident rrugor.
Kështu që në fakt, rëndësia e një gjumi të mirë dhe të mjaftueshëm është një bazë e rëndësishme e domosdoshme për funksionimin fizik dhe psikik të njeriut./FolDrejt/
Shënim: Shkrimi është marrë me shkurtime.