Pas 20 vitesh, prodhuesi britanik i makinave Bentley do të ndërpresë prodhimin e motorit me benzinë V12 dhe do të kalojë në prodhimin e atij elektrik.
Deri më tani, janë prodhuar më shumë se 100,000 të këtij lloji motorësh dhe kompania është zotuar të kalojë në prodhimin e motorëve ekskluzivisht elektrikë deri në vitin 2030, raporton Sky News, përcjell Fol Drejt.
Sipas raportimeve, në prill të vitit të ardhshëm kompania do të ndalojë prodhimin e motorit V12, që përkon me ndalimin e shitjes së makinave të reja me benzinë dhe naftë në Britaninë e Madhe./FolDrejt/