Real Madrid është ndoshta klubi më i madh i futbollit në Evropë dhe në botë. Një vështrim në listën e golashënuesve më të mirë të klubit është mbresëlënës dhe sulmuesi aktual i ekipit po i afrohet shpejt futbollistit i cili është në krye të listës.
Real Madrid është klubi me numrin më të madh të trofeve të fituara në Spanjë, dhe gjithashtu ka fituar 14 herë Ligën e Kampionëve në Evropë, që është dy herë më shumë se skuadra që është në pozitën e dytë.
Prandaj, nuk është për t’u habitur që fanellën e bardhë të klubit nga kryeqyteti spanjoll e kanë veshur një numër i mirë i futbollistëve të shquar gjatë historisë.
Në krye të listës së golashënuesve më të mirë të klubit në të gjithë historinë është ende Cristiano Ronaldo, i cili kontribuoi me 451 gola në 438 ndeshje për Realin. Ai është i vetmi futbollist në historinë e klubit që ka një mesatare prej më shumë se një gol për ndeshje të luajtur. Me golin e fundit në Kupën Mbretërore, Karim Benzema zbarkoi në vendin e dytë. Ai është i vetmi futbollist aktiv i klubit në listën e 20 golashënuesve më të mirë dhe francezi ka shënuar 329 gola në 616 ndeshje. Në sezonin 2021/2022, ai shënoi 44 gola në 46 ndeshje. Pas Benzemës është futbollisti Raul Gonzales Blanco me 323 gola, i ndjekur nga Alfredo Di Stefano me 308 gola, Carlos Santillana me 290, Ferenc Puskas me 242, Hugo Sanchez me 208 gola, etj…/FolDrejt/