Ndërsa ai është favorit i madh për të pasuar Lionel Messin, Karim Benzema u mirëprit si një yll rock në Theatre de Chatelet, për ceremoninë e 66-të të Topit të Artë.
Në mikrofonin e La Chaîne L’Equipe, sulmuesi i Real Madridit dhe skuadrës së Francës ka folur dhe ka pranuar se është prekur. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, është hera e parë. Do ta duam momentin. Kemi luajtur shumë ndeshje të nivelit shumë të lartë, por hej, më kujtohet finalja Champions, të cilën e fituam”.