Sulmuesi i Francës, Karim Benzema, është përjashtuar nga Kupa e Botës për shkak të një dëmtimi në kofshë në stërvitje.
Benzema, 34 vjeç, fitoi Topin e Artë të vitit 2022 – që iu dha lojtarit më të mirë në botë – pasi ndihmoi Real Madridin të fitonte Ligën e Kampionëve dhe La Ligën, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
“Jam jashtëzakonisht i trishtuar për Karimin, i cili e bëri këtë Botëror një objektiv madhor”, tha trajneri Didier Deschamps.
“Në jetën time nuk dorëzohem kurrë, por sonte më duhet të mendoj për ekipin si gjithmonë”, tha Benzema.
“Pra, arsyeja më thotë që t’ia lë vendin tim dikujt që mund të ndihmojë ekipin tonë për të bërë një Botëror të madh.”
Federata Franceze e Futbollit tha: “I gjithë ekipi ndan trishtimin e Karimit dhe i uron atij një shërim të shpejtë”.
Ai tha se një skanim MRI konfirmoi lëndimin, i cili kërkon “një periudhë rikuperimi trejavore”.
Deschamps i tha rrjetit televiziv francez TF1 të dielën se ai nuk do të emëronte një zëvendësues për Benzema.
Franca luan me Australinë më 22 nëntor, Danimarkën më 26 nëntor dhe Tunizinë më 30 nëntor në Grupin D./FolDrejt/