Karim Benzema shënoi një hat-trick në Stamford Bridge sezonin e kaluar, dhe mbrëmë ai ishte pothuajse i padukshëm. Reali mundi Chelsean 2:0 dhe kështu kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me gjithsej 4:0 dhe Benzema ishte një nga lojtarët më të keq të madrilenëve.
Në minutën e 71-të, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, me Realin në epërsi 1:0, vendosi të nxjerrë nga loja Benzeman. Në vend të tij, sulmuesit të vetëm, ka futur mesfushorin Aurelien Tchouameni. Një lëvizje e tillë i befasoi shikuesit dhe zemëroi Benzemën, përcjell Fol Drejt.
Ai e shikoi me inat Ancelottin, i dha shiritin e kapitenit Luka Modric dhe u largua nga loja. Edhe pas kësaj, sulmuesi 35-vjeçar francez vazhdoi të mos e kishte inat Ancelottin.
Pas ndeshjes, trajneri italian ka shpjeguar se Benzema ka marrë një goditje dhe për këtë e ka zëvendësuar. Megjithatë, kamerat e kapën Benzeman duke i thënë Ancelottit: “Jam mirë, jam mirë”./FolDrejt/