Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema është bërë me “dhimbje koke” ditën e sotme, teksa ia është “zhdukur” nga çdo rrjet social pas sfidës që madrilenët zhvilluan ndaj Betis në La Liga dhe që përfundoi në favor 2-1 të kampionëve.
Bllokimi i rrjeteve në Facebook, Twitter dhe Instagram të futbollistit tërheq vëmendje të veçantë pasi ai është një përdorues mjaft aktiv në të dyja rrjetet sociale.
Aq më tepër kur nga ana profesionale gjërat po shkojnë si është më së miri si për francezin ashtu edhe për ekipin e tij, jo më kot ai sapo ka fituar titullin e lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA.
Arsyet e largimit të Karimit nga rrjetet sociale për momentin nuk janë zbardhur, shkruan Gazeta Express.
Mund të jetë vendimi i tij që të fokusohet në rrjedhën e sezonit në një vit të Kupës së Botës ose, thjesht, të ketë pësuar një problem sigurie që e ka detyruar t’i mbyllë ato.