Sot herët në mëngjes në Beograd, në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të qytetit ka pasur të shtëna kur një i mitur ka hyrë në shkollë dhe ka filluar të qëllojë, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Sipas mediave serbe, një i mitur i armatosur ka hyrë në shkollën fillore rreth orës 08:00 dhe ka filluar të qëllojë nxënësit dhe punonjësit. Mesa duket nxënësi vijon klasën e shtatë.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, nga plagët e marra ka ndërruar jetë roja i shkollës, ndërsa janë lënduar tre nxënës, dy prej të cilëve janë transferuar menjëherë në qendrën emergjente. Mes të plagosurve është edhe një mësues.
Siç raporton Telegraf.rs, në vendin e ngjarjes ndodhen një numër i madh i policëve dhe tri autoambulanca.
Sipas mediave, studenti i armatosur është arrestuar. /FolDrejt/