Në kryeqendrën e Serbisë, në Beograd, janë vendosur posterë me fotografinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me mbishkrimin “terrorist i NATO-s”, shkruan Fol Drejt.
Posterët janë nënshkruar nga organizata e krahut të djathtë “Lëvizja Konservatore Nashi”.
Dje ato ishin vendosur në oborrin e televizionit N1 në Beograd.
Posterat janë parë edhe në hyrje të zyreve të gazetës kritike ndaj pushtetit në Serbi, Danas.
Ukraina nuk është pjesë e Aleancës së NATO-s. /FolDrejt/