Protesta e tretë “Serbia kundër dhunës” filloi me një tubim para Kuvendit Kombëtar në Beograd në orën 18:00.
Shifra aktuale tregon se më shumë qytetarë janë të pranishëm se në protestat e mëparshme. Sipas fotografive dhe videove nga tubimi protestues në Beograd, dhe siç raportojnë mediat vendase, janë dhjetëra mijëra qytetarë të cilët janë nisur drejt urës së Gazelës, ku do të bllokohet qarkullimi.
Qytetarët e mbledhur thërrisnin “Vuçiq, dorëheqje!”. Gjithashtu, me ngritjen e flamurit të Serbisë, qytetarët e mbledhur u bashkuan në dëshirën e tyre për të zëvendësuar shefin e BIA-s, Aleksandar Vulin dhe ministrin e Policisë, Bratislav Gashiq.
“Ne duam të jetojmë pa frikë në vendin tonë. Ne jemi këtu sepse duam një Serbi pa dhunë. Ne nuk duhet t’i lejojmë ata të luajnë me jetën tonë dhe jetën e fëmijëve tanë. Kërkesat janë të qarta: ne kërkojmë që t’i jepet fund nxitjes së dhunës”, tha Jelena Mihajloviq, pjesëmarrëse në protestë, fermere nga Peqineci.
Aleksandar Vuçiq dhe kolegët e tij partiak kundërshtuan tubimet e mëparshme të qytetarëve duke pretenduar rrejshëm se vetëm nëntë mijë ishin të pranishëm në protesta, transmeton Fol Drejt.