Ish-kryeministri i Shqipërisë, Salih Berisha, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, u i bëri akuza të njëpasnjëshme kryeministrit të tanishëm, Edi Rama, duke thënë se bllokoi Komisionin Hetimor të Zgjedhjve, ‘duke dëmtuar çdo demokrat që votoi për Partinë Demokratike’.
“Partia Demokratike, për të cilin filluan të flasin se duhet të shuhet sepse ajo është vite larg misionit të saj, këto nuk ndodhën për arsye se 620 mijë shqiptarë vendosën të mbushën sallat , sheshet, shpëtuan atë dhe demokracinë e shqiptarëve”, tha Berisha.
“E vërteta është se u përballa me përpjekje të jashtëzakonshme të George Soros për të shkatërruar opozitën shqiptare, shndërruar atë në një gjethe fiku të narko të majtës shqiptare dhe Edi Ramës. Këto përpjekje dështuan. Me këtë rast dua tu them të gjithë atyre që mendojnë apo besojnë se mund të mbajnë një pseudopozitë në këmbë gaboheni. Opozita është pushtet moral. Ajo nuk emërohet e delegohet por buron nga zemrat e atyre që ti përfaqëson”.
Tutje Berisha foli për sanksionet nga ShBA-ja, për të cilat tha se nuk ekziston asnjë provë apo dokument.
“Është bërë e njohur që unë jam sanksionuar nga DASH me akuza nga të cilat në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë provë apo dokument. Jam sanksionuar nga lobimi korruptiv i Soros e Edi Ramës. Kushdo që do të paraqesë një provë më të vogël kundër Sali Berishës ai është gati të marrë çdo masë ndaj vetes së tij, por duke u zotuar ndaj kësaj theksoj: Unë jam Sali Berisha kurrë, kurrë shpifjen e gënjeshtrën nuk e pranoj si të vërtetë”, tha Berisha.
Berisha e quajti Qeverinë Rama si më të korruptuarën të Evropës, dhe Edi Ramën ‘kryeministrin më të pashkollë në historinë e shtetit shqiptar’.
“Shqipëria në të katërtat anët e saj ulërinë, Edi Rama vret shpresën në çdo skaj, në çdo fshat e qytet të Shqipërisë, ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për tu kthyer të gjithë shqiptarëve shpresën. Ka vetëm një alternativë dhe kjo është Partia Demokratike e themeluar mbi vlerat konservatore”./FolDrejt/