Anri Kashiku sot bërë një gjest heroik që do të mbahet mend gjatë, sidomos nga vëllai dhe miku i tij, të cilët i shpëtoi nga mbytja, por vetë nuk mundi të dilte i gjallë.
Anri 18-vjeçar, pa hezituar u fut mes dallgëve në det dhe ndihmoi vëllanë dhe mikun, por valët e përpinë duke e mbytur.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë por edhe gjest heroik, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka ndarë dhimbjen me familjen Kashiku.
Reagimi i Berishës:
Një hero i vërtetë!
Miq, i riu 18-vjeçar, Anri Kashiku, si një hero i vërtetë, shpëtoi sot dy jetë, por vetë mbeti në ujrat e Adriatikut, për t’u bërë i pavdekshëm me veprën e tij.
Duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Kashiku për këtë humbje të pakompensueshme, i lutemi Zotit që shpirti i bardhë i Anrit shpëtimtar të gjejë paqen e merituar. Amin! sb
/abcnews.al/