Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka hedhur akuza drejt ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi.
Berisha e ka akuzuar Abrashin se sot ka marrë vendim për largimin e 20 punëtorëve nga Ministria e Infrastrukturës, transmeton Zeri.info.
“Minister Abrashi 20 punetorë i paske larguar nga puna sot në kohë pandemie. I paske marr turr 240 milion projektit Berzh-it të rrugës Zahaq-Pejë. Me turrin e ledekejcit”, ka shkruar Berisha.
Sipas tij, ministri Abrashi me 24 Korrik ka shfuqizuar vendimet per themelimin e Njesive Zbatuese te Projektit (NJZP) dhe vendimet per transferimin e zyrtareve si dhe ka pushuar veprimtarin e ketyre njesive.
”Me kete vendim, ai ka larguar nga puna ne kohe pandemie 20 zyrtare te ketyre njesive, per me teper, dje me 25 Gusht ai ka ri-themeluar po te njejtat Njesi Zbatuese te Projekteve por kesaj radhe me militant LDK-s dhe servil te tjere te afert me te!”, shkruan Berisha në Facebook.
“Zëri” ka provuar të kontaktojë edhe me ministrin Abrashi por ai nuk iu është përgjigjur thirrjeve në telefon.