Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar në lidhje me zhvillimet në veri, duke kërkuar kështu nga qeveria që të mos rrezikohen policët e as zyrtarët e KQZ-së.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka thënë se insistimi për ta tensionuar situatën shkon në favor të atyre tjerëve, duke iu referuar palës serbe.
“Insistimi për ta tensionuar situatën shkon në favor të atyre tjerëve. Mos i rreziko policët e as ata zyrtarët e KQZ-së. Sot rikthimi i sundimit të ligjit në vend është shumë me rëndësi dhe fillon me stabilizimin e gjendjes në veri. Çdo tensionim i mëtutjeshëm e ka për qëllim kthimin e Rezolutës 1244. Unë nuk besoj që ju doni me na çu në atë pike”, është shprehur Berisha./FolDrejt/