Ish-kryetari i PD-së Sali Berisha pas përfundimit të mbledhjes me mbështetësit e tij në PD, ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka hedhur sërish akuza të forta ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.
Mes të tjerash Berisha ka folur edhe rreth pretendimit të tij për të ardhur në krye të partisë. Sipas Berishës kjo që ai kërkon të bëjë është që të çojë në vend thirrjen e shqiptarëve.
“Ishin mbi 530 mijë shqiptarë që me mbështesin mua. Ky rikthim i imi është thirrje e brendshme e shqiptarëve. Ata e dinë që rikthimet kanë qenë të suksesshme. Si të bëj unë? Të largohem?”
“Këto dy muaj kam munguar në parlament por pres me padurim që të kthehem”
“Revolucionet nuk dënohen, është revolucion”, tha Berisha./abcnews.al/