Edvin Kulluri është tërhequr nga gara për të parin e Partisë Demokratike (PD), duke e lënë Sali Berishën si të vetmin kandidat për garën e brendshme partiake.
Njoftimin për këtë tërheqje Kulluri e bëri nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Sipas tij, demokratët kaluan nga “Lul Brava” te “Doktor Dryni”.
“Meqenëse para disa muajsh shpalla vullnetin per te kandiduar per Kryetar te PDSH, konstatoj se: 1) Komisioni Zgjedhor është anti-statutor; 2) afati për “primare” prej 2 javësh është i njëjti me afatin e vendosur nga Lul Brava qershorin e kaluar, duke mos u lënë kohe kandidateve për të bërë fushatë; 3) në këtë Komision ka anëtar të njëjtë nga ata që vodhën vota për Lul Bravën duke e bërë këtë proces po aq të pabesueshëm; 4) nuk ka sërish asnjë transparencë për listat e anëtarësisë së PDSH; 5) kandidatet nuk janë pyetur për përbërjen e Komisionit, sipas parimit të shokut Stalin “populli voton, votat i numërojmë ne”; 6) zgjedhjet po mbahen ndërkohe që PD është e përçarë me keq se 1 vit me parë!”, ka shkruar Kulluri.
Ky është statusi i tij i plotë: