Kanë zgjatur dy orë fjalimet e anëtarëve të opozitës në protestën kombëtare të thirrur këtë të shtunë 11 shkurt përpara Kryeministrisë, shkruan panorama.al, transmeton Fol Drejt.
Në fjalën e tij lideri i PD-së, Sali Berisha, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të dorëhiqet dhe të largohet nga pushteti, ndërsa lajmëroi protestën e radhës më 13 shkurt, të hënën, përpara Parlamentit.
Në përfundim të fjalës së tij, Berisha është parë të largohet nga sheshi para Kryeministrisë nën të njëjtat masa të rrepta sigurie, ashtu siç edhe marshoi nga selia blu drejt bulevardit në nisje të tubimit.
I rrethuar nga dy kordonë truprojash, Berisha u largua nga Kryeministria për t’u drejtuar bashkë me qytetarët protestues drejt Parlamentit./FolDrejt/