Në Parlament do të diskutohet sot gjatë për situatën energjetike në vend. Megjithatë, ish-kryeministri Sali Berisha, ka kërkuar fjalën pa radhë për të folur për rastin e 32-vjeçarit Lear Kurti i cili ndërroi jetë sot pasi tentoi t’i largohej një patrulle policie, shkruan abcnews.al, përcjell Fol Drejt.
Edhe pse mikroni nuk iu hap nga nënkryetarja e parlamentit, Ermonela Felaj, Berisha dhe Flamur Noka u dëgjuan t’i drejtoheshin mazhorancës se shteti ka vrarë sot një qytetar.
Po ashtu, kreu i PD kërkoi edhe që të mbahej një minutë heshtje për vdekjen e Kurtit.
Kujtojmë se kreu i demokratëve ka reaguar edhe më herët për rastin e Kurtit. Berisha është shprehur se efektivët e policisë e rrahën në makinën e policisë Lear Kurtin dhe më pas e dërguan në komisariat pa ndjenja. /abcnews.al/