Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka deklaruar se do të ngrejë padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, duke e akuzuar atë për shpifje në lidhje me vlerësimet e dhëna në ditë më parë ku Berisha u shpall non grata në SHBA. Berisha tha se ka udhëzuar avokatin e tij në Francë të nisë procedurat për padinë.
“Për arsye të cilat janë të panjohura për mua, sekretari i DASH Blinken ka publikuar dje pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur dhe shpifësë vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim.
E përsëris që kur kam filluar jetën time politike dhe që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit, e deri ditën e djeshme nuk ka njeri në botë që mund të thotë se unë jam i implikuar në një aferë të çfarëdoshme korruptive. Kam udhëzuar avokatin tim në Francë të ngrejë padi ndaj Blinken për shpifje publike”, deklaroi Berisha