Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku ka folur për sigurinë kombëtare.
Ai u ndal ndër të tjera edhe te avionët amerikanë që do fluturojnë sot mbi qiellin e Tiranës, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke shpresuar që ato t’i shohin Putin dhe Aleksandër Vuçiq.
“Siguria kombëtare sot në shumë aspekte është e kërcënuar. Fatmirësisht Shqipëria është vend anëtar i natos dhe askush nuk mund të luajë me sovranitetin e saj territorial. Sot në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA, fluturojnë mbi qiellin e Tiranës fortesat ajrore B52. Uroj që miku i Ramës, Vuçiç dhe barbari i Kremlinit, Putin, t’i shohin këto fortesa”, tha Berisha. /abcnews.al