621 persona të cilëve u është refuzuar kërkesa e azilit në nëntë muajt e parë të 2018 janë dëbuar prej kryeqytetit gjerman Berlin, shkruan bild.de. Lajmi është konfirmuar edhe nga autoritetet gjermane, të cilët i janë përgjigjur deputetit të ekstremit të djathtë Hanno Bachmann (AfD), përcjell foldrejt.com.
Shumica e të dëbuarve janë nga Moldavia, Rusia dhe Shqipëria.
Numri i përgjithshëm i të refuzuarve për azil në Berlin është 12.441. Prej tyre 10.744 u është shtyrë data e lejeqëndrimit, për arsye të ndryshme. Këto shifra janë marë nga 30 shtatori 2018./Foldrejt.com