Aktivistët, siç tha ajo për agjencinë dpa, kanë bllokuar rrugët në Berlin 276 herë që nga mesi i janarit. Deri në mesin e dhjetorit ishin kryer 42 aksione të tjera të aktivistëve, disa prej të cilave konsiderohen si vepra penale, përcjell Fol Drejt.
Slovik shton se policia shpenzoi 220.000 orë shtesë pune në rrugë për shkak të protestave radikale – ata monitoruan kryqëzimet dhe ndërtesat, kujdeseshin për protestuesit që ishin ngjitur pas asfaltit, devijuan trafikun, transmeton Deutsche Welle.
Grupi “Brezi i fundit” ka filluar bllokimin në gjysmën e dytë të janarit të këtij viti dhe që nga tetori ky grup i aktivistëve radikalë ka shtrirë aktivitetin e tij në të gjithë Gjermaninë.
Sipas Slovik, në atë grup janë rreth 500 njerëz nga Berlini.
Veprimet e tyre ndonjëherë janë drastike: ata spërkasin salcën e domates mbi pikturat në muze ose ngjiten në korniza, rrinë në rrugë dhe aeroporte dhe sapo ndaluan aeroportin e Berlinit për disa orë.
Disa i konsiderojnë të justifikuara veprimet e tyre, por shumë i kritikojnë, e disa kërkojnë një shtrëngim të ligjit penal./FolDrejt/