Qeveria gjermane do të merret urgjentisht me kërkesën e Polonisë për të lejuar Varshavën të eksportojë tanke Leopard në Ukrainë, tha sot Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë Sven Gigold.
“Unë mund t’ju them vetëm: Ne do të punojmë urgjentisht për të arritur një vendim,” tha Gigold në një konferencë të mbrojtjes në Berlin, organizuar nga Handelsblatt, raporton Reuters.
Më herët sot, Gjermania mori kërkesën zyrtare të Polonisë për rieksportin e tankeve Leopard në Ukrainë, njofton ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak./FolDrejt/