Autoritetet e Berlinit njoftuan sot kufizime më të ashpra antiCOVID-19, ndërsa kancelarja Angela Merkel bëri thirrje për një “Pashkë të qetë”.
“Sipas rregullave të reja, në fuqi nga e premtja, banorët e Berlinit lejohen jashtë vetëm ose në çift midis orës 21:00 dhe 05:00”, thanë zyrtarët.
Rregullat aktuale për kontaktet ditore do të vazhdojnë të jenë në fuqi, me mbledhjet jashtë dhe në shtëpi të kufizuara në një maksimum prej pesë personash nga dy familje. Fëmijët nuk përfshihen në kufizime.
Rregullorja për mbledhjet private të brendshme do të shtrëngohen, gjithashtu, nga e marta e ardhshme, me vetëm anëtarët e një shtëpie plus një person tjetër të lejuar të jenë së bashku.
Asnjë vizitë nuk do të lejohet ndërmjet orës 21:00 dhe 05:00.
Kancelarja Angela Merkel bëri thirrje që gjermanët t’u përmbahen rreptësisht rregullave të qeverisë, që synojnë ndalimin e përhapjes së virusit gjatë periudhës së festave të Pashkëve.