Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe krerët e shteteve baltike ranë dakord më herët sot se siguria e rajonit duhet të forcohet duke rritur numrin e trupave dhe duke shtuar mbrojtjen ajrore dhe detare, njoftoi më herët sot presidenti lituanez Gitanas Nauseda.
Berlini dhe Vilnius do të bëjnë përgatitjet për zgjerimin e njësisë luftarake shumëkombëshe të NATO-s në Lituani në madhësinë e një brigade, deklaruan sot liderët e vendeve në një deklaratë të përbashkët.
Sipas Reuters, deklarata është bërë pas takimit të kancelarit gjerman Olaf Scholz me presidentin e Lituanisë Gitanas Naused dhe kryeministrat e Letonisë dhe Estonisë./FolDrejt/