Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Baerbock planifikon të dëbojë më shumë se 30 diplomatë rusë të akredituar në Berlin, ndërsa Moska thotë se tashmë e kanë gati një përgjigje.
Sipas pretendimeve të autoriteteve gjermane të sigurisë, diplomatët rusë përdorin imunitetin e tyre për të rekrutuar ilegalisht informatorë gjermanë nga bota e politikës, biznesit, shkencës dhe ushtrisë, shkruan Gazeta Fokus.
Informatorët përdoren, ndër të tjera, për operacione sabotuese dhe dezinformuese./FolDrejt/