Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi tha se nuk do të kërkonte të takohej me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky nëse ai do të ishte ende kryeministër i Italisë, sepse ai e konsideron presidentin ukrainas fajtor për luftën me Rusinë.
“Unë kurrë nuk do të shkoja të flisja me Zelensky derisa vendi i tij po shkatërrohet dhe ushtarët dhe civilët po vriten”, u tha Berlusconi gazetarëve të dielën, pas votimit në zgjedhjet rajonale në Lombardi, raporton Reuters.
Berlusconi (86) shpesh mburrej për miqësinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin para shpërthimit të konfliktit ruso-ukrainas dhe shtatorin e kaluar ai shkaktoi shumë kritika kur tha se Putini ishte “shtyrë në luftë” sepse donte të vinte “njerëz të mirë” në krye të Ukrainës, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.