Politikani italian Silvio Berlusconi (86) është vendosur në repartin e terapisë intensive pasi shëndeti i tij u komplikua kur mbërriti në spital, shkruajnë mediat italiane, përcjell Fol Drejt.
Sipas Corriera della Sera, dhe sipas informacioneve nga familja, Berlusconi ka kaluar një nga netët më të vështira në spital dhe fakti që të gjithë familjarët e tij janë mbledhur brenda pak orësh në spital tregon se gjendja e tij është e rëndë.
“Lideri i partisë Forza Italia u shtrua në terapi intensive, por nuk u intubua”, shkruan gazeta.
Gjithashtu, mediat përshkruan se si situata filloi të ndërlikohej dhjetë ditë më parë.
“Sapo hyri në spital, u ngrit dyshimi se gjendja mund të ishte më e rëndë se sa është. Ai u diagnostikua me pneumoni. Duke qenë se Berlusconi vuan edhe nga një çrregullim i rëndë i gjakut, dhimbjet që e mundojnë dhe pneumonia në ditët e fundit përfaqësojnë në fakt komplikacione të cilat mund të dobësojnë më tej pamjen klinike të një burri që tashmë është në gjendje të rëndë”, shkruan Corriere.
Për gjendjen e Berlusconit ka folur edhe vëllai i tij Paolo.
“Ai aktualisht është i qëndrueshëm. Silvio është si një shkëmb, do t’ia dalë edhe kësaj radhe. Jemi optimistë”, tha Paolo.
Gjithashtu, mesazhe mbështetjeje për Silvio Berlusconin kanë dërguar politikanë të shumtë, si dhe përfaqësues të Monzas, klubit të futbollit të menaxhuar nga Berlusconi.
“Një përshëndetje i dashur president, nga familja e madhe bardhekuq”, thanë ata. /FolDrejt/