Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka reaguar ndaj thirrjes së Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, për ndalimin e aty që BE-ja i quajti retorika nxitëse.
Bërnabiq ka thënë se Kurti për 175 ditë “ka provokuar konflikt të armatosur”.
“Plot 175 ditë Albin Kurti provokon konflikt të armatosur i me serbët dge atë në një vit që do të mbahet në mend si viti në të cilin Kurti po atyre serbëve në Kosovë ua privoi të drejtat themelore njerëzore duke i ndaluar të votojnë. Përveç një deklarate të kotë me shkrim, BE-ja nuk bëri absolutisht asgjë për këtë”, ka thënë Bërnabiq.
Tutje, ajo është shprehur se “është e trishtueshme të shohësh BE-në që siç tha “nuk e sheh fajin e vetë për pozitën ku jemi sot”.
“Është e trishtueshme të shohësh BE-në që nuk e sheh fajin e vetë për pozitën ku jemi sot. Nëse BE-ja do të kishte bërë pjesën e saj të siguronte zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe të garantonte të drejtat themelore njerëzore për serbët në Kosovë, gjërat do të dukeshin sot shumë më ndryshe. Prandaj, ju lutem ndaloni hipokrizinë”, ka thënë ajo./Tanjug/