Siç e do zakoni, pjesëmarrësit e Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, kanë realizuar “fotografinë familjare” në Tiranë.
Pjesë e fotografisë ishin të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përveç kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Siç raportojnë disa media, ajo nuk ka dashur të dalë në fotografi për shkak të flamurit të Kosovës që ishte i pranishëm aty.