Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është shprehur se një mosrespektim i marrëveshjes së Brukselit do të vinte në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së, duke theksuar njëkohësisht edhe interesimin e serbëve të Kosovës për respektimin e marrëveshjes për targa.
“Partnerët tanë evropianë dhe partnerët tanë në SHBA nuk mund të tolerojnë më shkelje të njëanshme të të gjitha marrëveshjeve që janë nënshkruar dhe shpresoj se një marrëveshje me siguri do të arrihet”, është shprehur Bërbaniq për Tanjug.
Tutje, ajo ka thënë se kanë punuar shumë për të ndërtuar Serbinë që pastaj Kurti e Kosova të kthehen për të zgjidhur disa gjëra tashmë të zgjidhura.
“Kemi punuar shumë për ta ndërtuar Serbinë dhe pastaj Kosova e Kurti kthehen për të zgjidhur disa gjëra, të cilat janë tashmë të zgjidhura”.
“Bëhet fjalë për shtetin e së drejtës dhe për faktin se kredibiliteti i BE-së vihet në pikëpyetje nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Brukselit”, ka thënë ajo tutje./FolDrejt/