Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë sot, duke komentuar ngjarjet e fundit në veri të Republikës së Kosovës, se ky është një provokim i ri me qëllim që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shkaktojë një përshkallëzim të ri dhe një valë të re të dhunës dhe në këtë mënyrë të shmangë detyrimet nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, të cilat përfshijnë formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.
Në një deklaratë për mediat në Londër, Bërnabiq u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta ndihmojnë Beogradin të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe të vazhdojë të këmbëngulë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.
Ajo tha se dje ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, se si të përmirësohet situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se kanë prekur edhe temën e Kosovës./FolDrejt/