Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se nga 1 shtatori do të ketë një periudhë të paqëndrueshme për Kosovën, sipas saj, kjo do të ndodh pasi nuk është arritur një marrëveshje për targat.
“Ne kemi një situatë shumë komplekse në Kosovë”, ka thënë Bërnabiq për Radio Televizionin e Serbisë.
Ajo ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i gatshëm për kompromis.
“Ne nuk jemi marrë vesh për asgjë për targat, Abin Kurti nuk është i gatshëm për asnjë kompromis, kemi propozuar zgjidhje të caktuara, ai nuk ka dashur të pranojë dhe bisedimet janë ende në vazhdim”, tha ajo.
Ajo shtoi se Kurti është i gatshëm për çdo gjë, transmeton KlanKosova.tv.